“REMEMBER”: Si ti mbijetosh Pandemisë me fëmijën tënd !

Hesham Hamoda, MD, MPH
Staff Psychiatrist, Boston Children’s Hospital
Assistant Professor, Harvard Medical School

Përkthyer nga : Elona Dashi, MD
Child and Adolescent Psychiatry Trainee
University Hospital “Mother Theresa”-
Tirana, Albania

Me rastet e pandemisë COVID-19 që raportohen nga WHO në 135 shtete (me mundësi përhapje më shumë), është ndikuar jeta e miliona fëmijëve rreth botës.

Ndiheni të tronditur nga këto lajme? Ju nuk jeni vetëm! Këtu janë disa mënyra të thjeshta që prindërit të mbështesin fëmijët gjatë këtyre kohërave të vështira, duke përdorur akronimin “REMEMBER” – “KUJTOHU”.

1. Reassure them: Sigurojini ata: – Theksoni faktet, por gjithashtu bëjuni të ditur fëmijëve që ju do jeni aty për ta dhe për ti mbajtur të sigurtë. Për fat të mirë informacioni I disponueshëm deri tani sugjeron se fëmijët kalojnë formë të lehtë të sëmundjes nëse bien në kontakt me sëmundjen dhe nuk ka pasur raste fatale në këte grupmoshë deri tani.

2. Empower them: Fuqizojini ata: Ata kanë mundësi të mësojnë vlerat e përkujdesjes për të tjerët dhe të mendojnë për komunitet e tyre. Bëjini ata të shkruajnë letra falenderimi për punonjësit e frontit të parë të shëndetësisë (mund ta dërgoni më vonë), dhuroni për të lehtësuar përpjekjet, telefononi për tu interesuar për komshinjtë e moshuar apo vendosni një shënim “mendojmë për ju” poshtë derës së tyre.

3. Maintain your own calm: Ruani qetësinë tuaj: Mat pulsin tënd fillimisht! Fëmijët do të imitojnë atë cfarë ju thoni e atë cfarë ju bëni. Kujdesi për veten është I rëndsishëm për të menaxhuar stresin tuaj dhe për pasojë e të tyren.

4. Engage them: Angazhojini ata: Kjo mund të jetë një mundësi për të shpenzuar më shumë kohë cilësore me familjen në shtëpi. Mbajini ata të zënë, luani lojëra në tavolinë, shikoni filma apo gatuani sëbashku, ndoshta një festë familjare kërcimi për të qëndruar aktivë?
 

5. Manage their emotions: Menaxhoni emocionet e tyre: Jepini atyre mundësinë për të bërë pyetje, diskutoni emocionet e tyre në lidhje me pandeminë dhe si ka ndikuar tek ata. Kjo është akoma më e rëndësishme nëse ata janë të izoluar nga shokët e tyre dhe rutina e zakonshme si pasojë e mbylljes së shkollave. Ju mund të mos keni gjithmonë një përgjigje, por është e rëndishme që jeni aty për të dëgjuar ata. Kjo mund të jetë gjithashtu një mundësi për ti mësuar atyre teknika relaksuese si frymëmarrja e thellë dhe meditimi.

6. Beware: Kujdes: Ekspozimi mediatik mund të jetë I dëmshëm për fëmijët dhe jo gjithmonë ka informacion të përshtatshëm për ta.

7. Educate them: Edukojini ata: Kjo mund të jetë një mundësi e mirë për ti edukuar ata me sjellje të mira si higjena e duarve dhe mbulimi gjatë kollitjes. Ndoshta një mundësi për të rritur interesin e tyre në shkencë apo karriera ndihmëse si psh “Sa mahnitëse do të ishte për një shkencëtar të zbulonte vaksinën për këtë sëmundje?”, “Sa punë të mbrekullueshme po bëjnë infermieret që po kujdesen për të sëmurët?”, “A mund ta imagjinoni sa e rëndsishme është puna e sanitarëve për të na mbajtur ne të sigurt në këto ditë?”.

8. Routines: Rutina: Theksojeni atë sa më shumë që keni mundësi. Gjërat si darkat familjare, historitë para gjumit, darkat me filma në shtëpi etj. Mos harroni ti nxisni ata të bëjnë disa ushtrime në shtëpi dhe të qëndrojnë rregullisht të hidratuar. Merrni ajër të pastër në shtëpi apo në oborr nëse keni mundësi!